AL

Platforma e Shërbimit Online ofron mbështetje falas për fëmijët me aftësi të kufizuara. Edukatorët tanë specialë dhe logopedët do të hartojnë plane individuale të mësimeve online për secilin fëmijë. Për të ofruar mbështetje cilësore, ekipi do të marrë kohën për të identifikuar nevojat e secilit fëmijë veç e veç. Në periudhën e ardhshme, ne do të përpiqemi të sigurojmë që të gjithë klientët tanë aktualë dhe të rinj do të marrin kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme.

Nëse nuk jeni në gjendje të aplikoni elektronikisht, mund të bëni të njëjtën gjë në numrat e telefonit vijues:
072275211 – Gjuhë maqedonase
078282662 – Gjuhë maqedonase
071989822 – Gjuhë shqipe

Çdo ditë pune nga 09:00 deri në 17:00

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka nevoja të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Në periudhën e masave të rritura për mbrojtje nga Covid 19 dhe lëvizjen e kufizuar, pjesa më e madhe e ofruesve të shërbimeve u detyruan t’i ndërpresin shërbimet ose t’i transformojnë dhe t’i ofrojnë mënyrat alternative.

Shoqata për teknologji asistuese “Hapini Dritaret”, në mënyrë që të mundësoj kontinuitet në punën e saj me fëmijët me aftësi të kufizuara, në partneritet me UNICEF-in, e krijoi platformën Shërbimi onlajn, e cila ofron edukim me cilësi të lartë dhe edukim të individualizuar për fëmijët me aftësi të kufizuara. Përmes kësaj platforme, gjatë tre muajve të ardhshëm, ekipi i “Hapini Dritaret” në bashkëpunim “Kreativa Istok” dhe “Logomedikus” do të ofrojë katër lloje të shërbimeve për fëmijë me aftësi të kufizuara: mbështetje të individualizuar për përdorimin e kompjuterit dhe internetit, stimulim të hershëm të zhvillimit, shërbime logopedie dhe mbështetje këshillëdhënëse-konsultative për prindërit/kujdestarët.

Shërbimet bazohen në qasjen e fokusuar mbi personin (person-centered approach) dhe kanë për qëllim ta nxisin zhvillimin personal të fëmijëve.

Kujt i dedikohet kjo platformë?

Shërbimi onlajn u dedikohet të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara, siç janë disfuzionet zhvillimore, autizmi, ADHD, Sindroma Daun, fëmijët me vështirësi në të folurit dhe të nxënit si dhe fëmijët me kufizime fizike siç është paraliza cerebrale dhe ngjashëm.

Përfitimet nga platforma e shërbimit onlajn përfshijnë:

• Mundësinë e të nxënit nga shtëpia sipas orarit të përshtatur me nevojat e fëmijës.
• Mbështetje të zhvillimit të aftësive ekzistuese për lexim, shkrim dhe artikulim të fjalëve.
• Mundëson zhvillim kognitiv për çdo fëmijë pavarësisht aftësive të tyre mentale.
• I inkurajon fëmijët të bëhen nxënës aktivë përmes punës nga shtëpia.
• Inkorporon mundësi të reja për nxënie në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.
• Nxënie e balancuar dhe argëtuese!

Regjistrimi

Nëse keni dëshirë ta regjistroni fëmijën tuaj për mbështetje, Ju lutemi plotësojeni pyetësorin. Regjistrimin mund ta realizoni edhe përmes paraqitjes në numrat e prezantuar të telefonave, me ç’rast do t’u ofrohet ndihmë nga operatorët tanë për plotësimin e pyetësorit. Pas plotësimit të pyetësorit, operatorët do t’ju lidhin me njërin nga edukatorët tanë që ta caktoni orën e parë.

Ekipi ynë i edukatorëve:

Edukatorët tanë janë plotësisht të kualifikuar dhe jashtëzakonisht të përkushtuar në punën e tyre profesionale. Në kuadër të Shërbimit onlajn do të punojnë gjashtë defektologë dhe dy logopedë. Ata me dashuri dhe pasion e kryejnë punën e tyre profesionale, ndërsa ndihen krenarë me atë që u ndihmojnë fëmijëve me aftësi të kufizuara ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.

EDUKATORËT SPECIJAL DHE LOGOPEDËT TANË
QË JANË DISPOZICIONIN TUAJ ÇDO DITË PUNE JANË

Marija Cakiq – Edukator special
Maja Trajçova – Edukator special
Dragana Dojçinovska – Logoped
Dançe Todorovska – Edukator special
Nermin Shaqiri – Logoped
Ana Kitanoviq – Edukator special
Blerta Alili – Edukator special
Ana Donçevksa Pençev – Edukator special

“Hapni dritaret” është organizata e vetme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin më të gjerë e angazhuar plotësisht në promovimin e teknologjisë asistive. Që nga fillimi në vitin 2005, “Hapni dritaret” është shndërruar në një organizatë të njohur që përdor teknologjinë si mjet për mbështetur inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Të udhëhequr nga vizioni “për një botë me njerëz të barabartë dhe aktiv që përdorin teknologjinë për zhvillim personal, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenien e komunitetit”, organizata përpiqet që plotësisht ta përmbushë misionin e saj, duke përdorur teknologjinë asistive për të inkurajuar dhe lehtësuar përfshirjen aktive të të gjithë njerëzve në botën moderne.